09:53 / E Hënë, 30 Nëntor 2020 / k.v

Mosmarrëveshje për pronën, arrestohen tre persona në Gjakovë

Janë arrestuar tre të dyshuar në Gjakovë pasi ata kishin një problem midis vete rreth një prone dhe pas intervenimit të policisë prapë nuk kanë mundur ta zgjidhnin problemin e tyre.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në orën 13 e 30, transmeton IndeksOnline.

Po ashtu njëri prej tyre ka kanosur zyrtarin policor mashkull kosovar.

Me urdhër të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/