15:37 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Mot befasues këtë javë, kjo ditë më e nxehta

Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Kjo gjendje stabile e motit do të mbretëroj si rezultat i masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës për këtë periudhë të parashikimit, parashihet të lëvizin ndërmjet 12-20 gradë Celsius.Dita e mërkurë parashihet ti shenoj vlerat e temperaturave maksimale, ndërsa të premten do të shënohen temperaturat më të ulëta. Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja deri të enjten me shpejtësi deri 6m/s , derisa ditën e premte parashihet një destabilizim i përkohshëm i motit, duke krijuar kushte për rënje të temperaturave dhe reshje shiu. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi deri 11m/s./Indeksonline/