11:58 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Mot i keq në Adriatik, pezullohet lundrimi i trageteve Durrës-Bari

Moti i keq në dyja anët e Adriatikut ka pezulluar lundrimin e trageteve natën e kaluar midis portit te Durrësit dhe atij të Barit e anasjelltas.

Tragetet e linjës kanë mundur të niseshin vetëm mëngjesin e sotëm, rreth orës 06.00 dhe pritet të mbërrijnë pas mesdite në portet respektive. Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se në det të hapur dallgëzimi është 6 ballë, ndërsa në gjirin e Durrësit deti regjistron forcën 5 ballë.

Edhe nesër parashikohet të fryjë era me drejtim nga jugu, ndërsa të mërkurën do të ketë ndryshim të drejtimit të erës, që do të fryjë nga veriu duke sjell dhe ulje të temperaturave në zonën bregdetare.