07:09 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Mot i nxehtë dhe me diell

17.03.2020 – Mot kryesisht i kthjellët dhe me diell parashihet të mbajë edhe ditëve në vijim. Një bërthamë me masa të ftohta ajrore do të kaloj në lindje të rajonit ditën e mërkueë, që mund të sjellë pak vransira mbi vend dhe erëra më të theksuara nga krahu verior. Mot kryesisht me diell pritet të mbajë deri në fundjavë.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë të mërkurën, mirëpo nga dita e enjte sërish do të shënojnë rritje, e deri të shtunën mund të arrijnë në 20C.
Sipas disa modeleve parashikuese, në fillim të javës së ardhshme po shfaqen tendenca për një depërtim të një vale të ftohtit polar nga verilindja e kontinentit, që do të zbres ndjeshëm temperaturat deri në vlera negative, me mundësi edhe për reshje bore.

Vlerat e cilësisë mbeten përreth vlerave mesatare dhe të mira, e orëve të mbrëmjes do të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

18.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, me pak vransira gjatë ditës. Erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-12m/s. Indeksi UV: 4.
19.03.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell, ditën më ngrohtë. Në mbrëmje vransira kalimtare. Erë e lehtë nga krahu verior 1-3m/s. Indeksi UV: 5.