18:47 / E Enjte, 21 Tetor 2021 / LB

Mot me diell, vranësira dhe shi për dy ditët e ardhshme

Në Kosovë gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell, vranësira të shpërndara si dhe herë pas here me shi.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se të premten
temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius, ndërsa të shtunën temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

“Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.