Moti deri në fund të javës, me diell dhe temperatura të ngrohta
Deri në fundjavë mot stabil, kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
Vendi ynë vazhdon edhe më tutje të mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të lartë. Pas kalimit të një frontit të ftohtë gjatë mbrëmjes së shkuar, që zbriti lehtë temperaturat ditën e sotme, ditëve të ardhshme pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë.
4.10 – Mot kryesisht me diell.
5.10-6.10 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
7.10 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vranësirat do të shtohen, e pasdite vonë rreth viseve malore mundësi për riga lokale shiu.
8.10 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat e ajrit, gradualisht do të fillojnë të rriten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 4C deri në 8C, e maksimalet nga 20C deri në 23C.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja dhe juglindja 3-9m/s. Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të theksuar mbi vlera normale.