18:51 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Moti deri në vikend, ndryshojnë temperaturat

Acar dhe borë kohë pas kohe deri të enjten, në fundjavë më butë dhe shi.

1.03 – Mot shumë i ftohtë, kryesisht me vranësira. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje kohë pas kohe reshje të dobëta bore.

2.03 – Një front i ngrohtë nga Mesdheu, në mëngjes do të sjellë reshje bore, të cilat gradualisht do të shndërrohen në reshje shiu, e vende-vende pritet të bie edhe shi i akullt.

3.03-4.03 – Në fundjavë mot më i butë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell, kohë pas kohe priten reshje lokale shiu.