09:27 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Moti i mirë, por ajri jo i shëndetshëm – Prishtina sot ndër qytetet më të ndotura në botë

Sot në Kosovë po mbretëron mot me temperatura të larta. Përkundër kësaj, nuk preferohet që sot të vizitohet kryeqyteti.

Ajri në Prishtinë është i pashëndetshëm. Sipas ‘Aqicn’, që merret me matjen e cilësisë së ajrit, shkalla e ndotjes është 163, transmeton Indeksonline.

Gjatë tërë sezonit të dimrit, qytetarët në kryeqytet janë përballur me ajër të ndotur.

Studimi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ajri i ndotur shkurton jetën e njerëzve në mesatare për 1.8 vite./Indeksonline/