07:24 / E Enjte, 13 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mot i nxehtë deri në 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar një tjetër ditë me diell dhe me temperatura të larta në vendin tonë.

Sipas tyre, termometri sot do të kalojë mbi 30 gradë celsius.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-33 gradë celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-9m/s.