23:51 / E Premte, 12 Korrik 2019

Moti në vikend, kemi rënie të temperaturave dhe shi

Qytetarët e Kosovës i pret një e shtunë me temperatura të larta.

Sipas ‘Prishtina Weather’, nesër temperaturat do të sillen nga 13 deri 26 gradë celsius, shkruan Indeksonline.

Por, të dielën pritet të ketë ulje të temperaturave dhe reshje të shiut.

Parashikimet janë që të dielën temperaturat të jenë nga 12 deri 23 gradë celsius, që do të përcillen me të reshura të shiut./Indeksonline/