22:50 / E Martë, 20 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Moti nesër, paraditja me reshje shiu

Situata meteorologjike do të mbetet e paqëndrueshme.

Kjo, si pasojë e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik të ardhur nga pjesa veriperëndimore e kontinentit.

Si rezultat i këtyre parametrave, siç njofton Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në orët e para të ditës parashihet të vazhdojnë reshjet e shiut.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

 

Temat: