23:51 / E Shtunë, 21 Nëntor 2020 / OSH

Moti nesër, vranët e me diell

Ditën e diel fillimisht indeksi mbetet në vlera të mjaftueshme, e deri në mbrëmje kalon në vlera të dobëta, e ditën e hënë edhe në shumë të dobëta.

22.11 – Në mëngjes me vransira, ditën kryesisht me diell.
23.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me diell.
24.11 – Në mëngjes vransira kalimtare, ditën kthjellime dhe kryesisht me diell.
25.11 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica, përgjatë ultësirave me mjegull. Ditën kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit në rënie ditëve të fundjavës. Minimalet nga 1C zbresin në -3C, ditën e hënë. Maksimalet zbresin në 4C, e të hënën rriten përreth vlerave mesatare në 9C.
Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-13m/s, të dielen drejtimesh të ndryshme 2-5m/s.
Shtypja atmosferike në rritje, nga e hëna me tendencë të rënies, por mbetet lartë mbi vlera normale..