08:08 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Moti nga sot deri të premten

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës se nga sot deri të premten do të ketë një mot tipik vjeshtor, me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe kryesisht i vranët.

“Deri ditën e enjte do të vazhdoj të mbajë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjta deri ditën e diele do të ketë ngritje të në fushat termike. Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s”, thuhet në njoftim.

Temat: