11:43 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Moti për 5 ditë në Kosovë

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Mëngjeset do të jenë me ngrica dhe mjegull, ndërsa gjatë ditës kryesishtë me diell. Kjo gjendje meteorologjike do të vazhdoj deri ditën e premte, ku më tej masat e ajrit me origjinë nga juglindja do ta ndryshojnë këtë situatë, duke krijuar kushte për vranësira të dendura dhe reshje shiu , kurse në vise të larta edhe reshje bore.

Shtypja e lartë atmosferike do të mbetet e qëndrueshme edhe për 4 ditët e para të javës vijuese.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Të premten kur parashihet të ketë reshje edhe temperaturat minimale do të rriten por që maksimalet do ti ruajnë vlerat e ditëve paraprake. Do të
fryjë erë nga verilindja dhe jugëperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.

Temat: