Moti për ditën e sotme
Mbi vendin tonë sot do të mbaj mot i ndryshueshëm, ku minimalet do të lëvizin nga -1 deri në 0 gradë.
Ndërsa, maksimalet 9 deri në 11 gradë celsius, thuhet në njoftimin e IHK-së, tramseton Indeksonline.
Gjatë ditës nuk do të mungojnë as erërat.
“Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale. Minimalet do të lëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së.