07:19 / E Premte, 23 Korrik 2021 / OSH

Moti për ditën e sotme

23.07 – Kryesisht me diell e orëve të pasdites edhe me zhvillime të vransirave lokale.

24.07 – Kryesisht me diell, e pasdite me vransira të shpërndara përreth viseve malore, që më vonë mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.

25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebesh shiu.Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C.

Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielen shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.