08:55 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Moti për fundjavë

Moti në këtë fundjave do të jetë i ngrohtë. Sipas parashikimeve të meterologëve, moti do të jetë kryesisht me diell.

Më poshtë keni parashikimet e motit nga sot:


9.03 – Mot i butë, paradite me vransira, e gjatë ditës dhe në mbrëmje priten kthjellime.

10.03-11.03 – Në fundjavë pritet të mbajë mot më i ngrohtë, kryesisht me diell. Gjatë orëve të mbrëmjes vransirat do të shtohen, e vende-vende priten edhe mundësi për reshje shiu.

12.03 – Mot i butë, me vransira dhe intervale me diell. Paradite dhe gjatë ditës me shi.

Ditëve të ardhshme me përmirësimin e motit dhe depërtimin e fushave të presionit të lartë, nuk pritet të kemi qarkullim të mjaftueshëm ajror, kështu që vlerat e indeksit AQI nga të mira dhe mesatare, gradualisht mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme.

Temperaturat e ajrit, deri në fundjavë do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 9C deri në 17C.

Temat: