07:34 / E Hënë, 21 Maj 2018 / indeksADMonline

Moti për gjithë javën, do të befasoheni

Dje mbajti mot me intervale më të gjata me diell dhe me temperatura që shkojnë deri në 21 gradë Celsius, por me vranësira të pjesshme.

E java që sapo hymë do të nis me ulje temperaturash të hënën, por ato do të ngriten menjëherë ditën e martë

Sipas meteorologëve, të martën e të mërkurën temperaturat do të shkojnë deri në 24 gradë Celsius.

Por, sipas tyre, mbi vendin tone do të futen fushat e presionit të ulët dhe masa të ngrohta e të lagështa nga Mesdheu, qe do të shkaktojnë mot jostabil me zhvillime të shtrëngatave sidomos gjatë orëve të pasdites.

Temperaturat e ajrit gjatë kësaj periudhe do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 9C deri në 12C, ndërsa maksimalet nga 20C deri në 24C.

Temat: