07:37 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / indeksADMonline

Moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me mot të ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të cilat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

IHK njofton se riga shiu parashihet të ketë nga dita e enjte.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-8 m/s.