07:16 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Moti për pesë ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pesë ditët e ardhshme vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot i ndryshueshëm me diell dhe vranësira të cilat gjatë javës vende-vende do të sjellin riga lokale të shiut, derisa në fundjavë pritet të ketë reshje të intensitetit mesatar dhe lokalisht të lartë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi deri 13m/s.

Indeksi UV mbetet akoma i lartë, në shkalën e rrezikut.

Nesër është dita e fundit e muajit prill. Ky muaj krahasuar me muajt prill të kaluar e së paku 80 vjetëve më parë, del të jetë më i nxehti.