07:16 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / OSH

Moti për sot dhe nesër

Sot dhe nesër në Kosovë, pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në mëngjese do të ketë ngrica në të gjithë territorin, derisa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 dhe -5 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Në mëngjes do të ketë ngrica në gjithë territorin. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -8 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftim.