08:03 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Moti për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Sipas IHK-së, si pasojë e çvendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje  e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike.

“Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale .Minimalet do të lëvizin nga -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë  Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Indeksonline/

Temat: