23:01 / E Enjte, 04 Gusht 2022 / OSH

Moti për tri ditët e ardhshme

Mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell në vikend. Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit. Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.

Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.

5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.

6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.

7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.

8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell.

Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima. Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale.