08:05 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Moti sot, i vranët dhe me reshje bore

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore.

Sipas institutit, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.