07:57 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

Moti sot në Kosovë

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas institutit, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm.

“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.