08:58 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Moti sot në Shqipëri, dielli “përvëlon”

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme, do të ndikojnë masa ajrore të qëndrueshme e të nxehta.

Mot parashikohet i kthjellët me vranësira të larta shtresore pasdite e në mbrëmje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim 1-5m/s, përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës deri në 10m/s, duke u shoqëruar me valëzim 2-3 ballë./atsh/