08:28 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Moti sot, në vikend ndryshon gjithçka

Meteorologët, për sot, parashohin mot me vranësira të pjesshme të cilat hove-hove mund të marrin karakter zhvillimi. Temperaturat do të lëvizin në mes 4 e 11 gradë celsius, pra pak mbi mesatarën për këte periodë të vitit.

Nesër pritet të ketë më shumë vranësira të cilat mund të sjellin edhe riga lokale shiu. Temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të qenësishme, ato do të sillën në mes 5 e 11 gradë celsius.

Kështu parashihet të jetë nesër, mirëpo ,fundjava do të sjelli ndryshime të dukshme moti. E shtuna do të fillojë me vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës mund të sjellin edhe reshje të dobëta shiu.

Temperaturat do të shënojnë rënie ato do të sillën në mes 1 e 10 gradë celsius. Të dielën do të vazhdojë të mbajë mot me vranësira dhe ka mundësi të ketë edhe reshje sporadike bore.

Temperaturat do të vazhdojnë të shënojnë rënie, ato do të sillën në mes minus 2 e 5 gradë celsius.

Temat: