16:21 / E Mërkurë, 12 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

Motoçikleta aksidentohet me një veturë në Istog, ka të lënduar

Një person është lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Tomoc të Istogut.

IndeksOnline mëson se një motoçikletë është përplasur me një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, motoçikleta është përfshirë nga flakët. /IndeksOnline/