19:16 / E Hënë, 02 Gusht 2021 / AR

Motoçikleta godet këmbësorin në ‘zebra’ në Prishtinë, pëson lëndime trupore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në lagjen Dardania të Prishtinës, ku një motoçikletë ka goditur një këmbësor në ‘zebra’.

Këmbësori ka pësuar lëdnime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”.

No description available.