22:03 / E Shtunë, 04 Gusht 2018 / indeksADMonline

Motoçiklisti godet këmbësoren në Prishtinë (Foto)

Pothuajse çdo ditë në vendin tonë po ndodhin dhjetëra aksidente komunikacioni, të cilat shpesh po përfundojnë me të lënduar apo edhe me fatalitet.

Një aksident tjetër ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet, ku ka pësuar lëndime një femër.

Lexuesi i Indeksonline ka dërguar disa fotografi të një aksidenti në rrugën “Agim Ramadani”. Ai ka treguar se motoçiklisti ka goditur një femër, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas fotove, ekipet mjekësore dhe ato policore, akoma nuk kanë arritur në vendngjarje. /Indeksonline/