20:17 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Prishtinë, një 16 vjeçare goditet nga një veturë

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në Prishtinë, ku nga një automjet është goditur një vajzë.

Sipas burime të Indeksonline, bëhet fjalë për një vajzë 16-vjeçare.

Aksidenti ka ndodhur tek semaforët në hyrje të Prishtinës, pranë kazermës së FSK-së “Adem Jashari”.

(I plotësuar) –

Për aksidentin në fjalë ka dhënë detaje edhe zyrtarja për informim për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datë 15.11.2018, rreth orës 19:18, në rrugën Prishtinë- Fushë kosovë ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes një veture në lëvizje dhe një këmbësori. Lëndime trupore ka pësuar këmbësorja femër (2002), me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo në një prononcim për Indeksonline.

/Indeksonline/