21:01 / E Martë, 11 Gusht 2020 / indeksADMonline

Motoçiklistja goditet nga vetura, bie në një pusetë

Një video, sa tragjike, aq edhe komike është bërë virale në rrjetet sociale. Kjo, pasi një grua pësoi aksidentin më fatkeq për një moment të vetëm.

Sikur të mos mjaftonte përplasja nga makina, gruaja “fluturoi” në ajër dhe ra brenda një pusete të hapur anës rrugës.

Pas përplasjes, drejtuesi i makinës thirri në ndihmë njerëzit përreth dhe pas pak kohësh gruaja u nxorr në sipërfaqe, fatmirësisht pa lëndime të rënda.