12:42 / E Shtunë, 23 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Motori i Nissan GT-R 2017, i tëri punë dore [Video]

Kohë më parë është prezantuar makina e re nga Nissan GT-R dhe ajo që la mbresa ishte motori i tij. Një motor 3.8 litërsh me 565 kuajfuqi Twin-turbocharged nuk prodhohet vet, dhe as nuk është një punë që mund të kryhet nga ndonjë robot, të paktën jo deri më tani. Të gjithë motorat e Nissan GT-R 2017 janë të prodhuar nga dora e njeriut me shumë delikatesë.

Në këtë video mund të kuptoni se sa i ndërlikuar është ky proces dhe se sa me kujdes të shtuar kryhet e tërë puna.

Ata punëtor qe mirren me prodhimin e motorit janë nga profesionistet më të mirë në botë në këtë drejtim. Pasi që të shikoni këtë video dashuria juaj për motorin e Nissan GT-R vetëm se do të shtohet.