“Motori” i Zvicrës, statistikat fantastike të Granit Xhakës ndaj Bosnjës
Granit Xhaka ka bërë një paraqitje fantastike ndaj Bosnjës, në fitoren 4-1 të Zvicrës.
Futbollisti kosovar ishte motori i skuadrës, këtë e dëshmojnë edhe statisikat e tij, shkruan IndeksOnline.
Përveq golit të shënuar nga penalltia në 90+6, Xhaka ishte futbollisti me më shumë prekje të topit, plot 116.
Ai po ashtu kishte 95 pasime të sakta, më së shumti në ndeshje dhe 26 pasime që thyen linjat kundërshtare, rekord i Zvicrës në Kupën e Botës që nga mbledhja e statistikave të detajuara.
Granit Xhaka ishte edhe futbollisti me notën më të lartë te Zvicra, ku u vlerësua me notën 8.1 nga Sofascore./IndeksOnline/


