14:15 / E Hënë, 28 Mars 2022 / AR

Motra e Sarah Berishës do të jetë pjesë e Big Brother 2?

Njëra nga banoret më të pëlqyera nga publiku shqiptar ishte edhe Sarah Berisha, ajo e cila me energjinë e vet arriti që për javë të tëra të marr zemrat e të gjithëve.

Gjatë qëndrimit në ‘BBV’, ajo krijoi edhe lidhje dashurie me Dj Pm, me të cilin po vazhdojnë njohjen edhe pas daljes, shkruan Indeksonline.

Ajo ka përmendur edhe motrën e saj, Ditean, për të cilën thoshte se e ka pikë të dobët.

Mirëpo, pas suksesit të Sarës, a do të bëhet edhe e motra pjesë e këtij formati?

Në një pyetësor të bërë në Instagram, ajo është pyetur nëse do të bëhej pjesë e Big Brother 2 dhe ajo është shprehur: “Nëse do më vijë ftesa pse jo”.

Duket që Ditea është duke e menduar, gjithsesi na mbetet për tu parë nëse do të jetë në listën e konkurrentëve të Big Brother 2./Indeksonline/