23:28 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Mount pasi i shënoi Liverpoolit: Fitore e madhe!

Tashmë ka përfunduar takimin ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseas, duel ky në kuadër të xhiros së 29’të në Premierligë.

Golin e fitores dhe të vetmin në këtë ndeshje për klubin e Tuchel e realizoi, Mount në minutën e 42’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Pas ndeshjes foli edhe Mount i cili tha se takimin e fituan duke i bërë presion Liverpoolit vazhdimisht.

“Plani i lojës ishte t’i bënim atyre presion të lartë dhe të mos i linim ata të kishin topin. Ne duhet të ishim trima dhe të përpiqeshim dhe të fitonim topin. Shumicën e kohës ata u mbrojtën dhe ne ia dolëm”.

“Fitore e madh. Çdo ndeshje tani është një fitore e madhe, ne duhet të marrim sa më shumë tre pikë. Ne kemi ekip për ta bër atëne duam të vazhdojmë përpara”, tha Mount.