12:34 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Moura mbërrin në Londër (Foto)

Lucas Moura sapo ka mbërritur në Londër për t’u zyrtarizuar si futbollisti më i ri i Tottenham Hotspur.

Mediat britanike shkruajnë se marrëveshja mes PSG-së dhe Tottenham është arritur dhe se lojtari pritet t’i kryej testet mjekësore qysh sot, transmeton IndeksOnline.

25-vjeçari nuk ka vend te PSG-ja, prandaj ka vendosur të largohet gjatë mini-afatit të janarit.

Braziliani ka qenë i lidhur ngushtë edhe për një transferim në Manchester United, por këta të fundit siguruan shërbimet e Alexis Sanchez./IndeksOnline/