19:05 / E Enjte, 17 Maj 2018 / indeksADMonline

“Kacafyten” Lucas dhe Ramos (Foto)

Dy futbollistët e Real Madridit, Lucas Vazquez dhe Sergio Ramos janë “kacafytur” në stërvitje.

Skuadra e Real Madridit sot mbajti seancën stërvitore, duke u përgatitur për ndeshjen e së shtunës, ndaj Villarrealit, e fundit për këtë sezon në La Liga, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë gjatë seancës stërvitore, ndodhi një “kacafytje” mes Lucas dhe Ramos, sigurisht që në formë shakaje.

“Nëse e dini se ju do të humbni, mos e provoni atë”, ka shkruar Ramos në rrjetet sociale duke ia bashkangjitur foton e “kacafytjes”.

Përveç takimit të së shtunës, Real Madrid është duke u përgatitur edhe për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku më 26 maj përballen me Liverpoolin në Kiev./IndeksOnline/