15:32 / E Martë, 09 Janar 2018 / indeksADMonline

Moura në Premierligë për 25 milionë funta? (Foto)

Lucas Moura pritet që zyrtarisht të largohet nga Paris Saint Germain gjatë mini-afatit dimëror.

Anësori brazilian preferon kalimin në Premierligë, ndërsa skuadra favorite për të nënshkruar me të është Manchester United.

Në mediat angleze thuhet se United ka arritur marrëveshje me lojtarin e PSG-së me vlerë 25 milionë funta.

25-vjeçari për PSG-në ka zhvilluar afro 153 paraqitje dhe ka shënuar 33 gola./IndeksOnline/