Mourinho: Ai u tregua i zgjuar, ky ishte momenti që i dha fitoren United
Jose Mourinho ka folur për gazetarët pas humbjes me Man United.
“E nisëm pjesën e dytë me një gol të pamundur për t’u pësuar. Nuk ishim të përqendruar, ishim duke fjetur dhe lamë Rashford të sulmojë. Kur u fut në zonë u tregua i zgjuar duke pritur që mbrojtësi ta prekte.
Në pjesën e parë ata e nisën në mënyrë më agresive dhe merituan avantazhin, mbase edhe 2-0, pastaj ne morëm kontrollin e lojës. Goli në fillim të pjesës së dytë lejoi United të luante ashtu siç luajti.
Ky është një hap mbrapa ndaj një ekipi që ka të njëjtin objektiv si i yni. Duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara.
Pritja e tifozëve? Ata u treguan të sjellshëm, të edukuar, ashtu siç e prisja.”