23:13 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / C E

Mourinho: E dominuam Chelsean, ata bënë vetëm një gjuajtje

Tottenhami barazoi me rezultatin 0-0 kundër Chelseas nw ndeshjen si mysafir.

Trajneri Jose Mourinho ka folur për ndeshjen dhe ka theksuar se skuadra e tij bëri maksimumin, por nuk ia doli të fitonte.

Ju premtoj se doja që ta fitonim ndeshjen. Nuk ishte një sfidë e lehtë për ne, por në krahun tjetër nuk mbaj mend një ndeshje me Chelsean këtu, apo në fushën tonë që të dominonim kaq shumë”.

Ata e panë portën tonë vetëm njëherë dhe Hugo Lloris bëri vetëm një pritje. Reagim shumë i mirë, por ajo ishte e vetmja tentativë e Chelseas. E dominuam krejtësisht”, – tha Mourinho pas ndeshjes. /IndeksOnline/