23:15 / E Diele, 14 Gusht 2022 / Gj. Sh

Mourinho e nis me fitore sezonin e ri te Roma

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit për sonte në Serie A në mes të Salernitanas dhe Romës. Roma e Jose Mourinhos ka shënuar fitore 0-1, një fitore që Mourinho e quan si të preferuar të tij. Cristante (33’) ishte golashënuesi i vetëm në këtë takim

Roma ka shënuar fitore me rezultatin e preferuar të trajnerit të saj, Jose Mourinho.

Special 1, shpesh herë e potencon se nuk është më rëndësi rezultati që fiton por me rëndësi janë pikët, pra si me 1-0 si 5-0 të njëjtat pikë do i merrni.

Këtë rezultat e ka marrë ai sonte.

Zaniolo (10) e pati mundësinë e parë për të shënuar në këtë ndeshje por ishte portieri Sepe që arriti ta pret goditjen e tij.

Minuta e 33-të do të sillte golin e Cristantes që ishte një gol i bukur i shënuar nga largësia ku ai goditi me të majtën e tij për të shënuar në këndin e majtë të portës së Seppes.

Pjesa e parë do të përfundonte me këtë rezultat.

Roma arriti që ta kontrollonte për mrekulli pjesën e dytë dhe herë pas herë rrezikonte edhe portën kundërshtare.

Blerja e re e Romës, Gini Wijnaldum shënoi një gol në minutën e 87-të por goli i tij u anulua për shkak së ishte offside.

Kjo fitore i jep Romës tri pikë dhe ata gjenden në vendin e tetë me tri pikë, për shkak të golëdallimit më të vogël se të skuadrave tjera.

Roma në rrethin e dytë të Serie A do të përballët me Cremonese, të cilët i pret në Olimpico pas një jave, kurse Salernitana do të luan kundër Udineses.