22:25 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho e ”tradhëton” veten, kishte premtuar se nuk do ta bënte këtë pas largimit nga Chelsea

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka rënë në kundërshtim ndaj diçkaje për të cilën ai ka thënë se nuk do ta bëjë pasi të largohet nga Chelsea.

Kështu të paktën thotë legjenda e Liverpoolit, Jamie Carragher, i cili ka zbuluar një bisedë që ka pasur me Mourinhon.

Mourinho është nën presion te Manchester United pas një fillimi katastrofal në Premier League, transmeton IndeksOnline.

Carragher ka zbuluar disa gjëra që Mourinho i ka thënë që nuk do t’i bëjë pasi të largohet nga Chelsea.

Jose Mourinho Man Utd

Analisti thotë se Mourinho i kishte thënë atij në një ndeshje bamirësie se kurrë nuk do ta sulmonte një lojtar para bashkëlojtarëve tjerë.

Dhe Carragher thotëse tashmë 55-vjeçari e ka bërë këtë te Manchester Unitedi.

”Kam pasur një bisedë me Jose Mourinhon kur ai u largua nga Chelsea”, tha Carragher në show-in, Monday Night Football.

”Ai ishte trajner i Soccer Aid, në një ndeshje bamirësie”.

Jamie Carragher Jose Mourinho Man Utd

”Nuk isha vetëm unë dhe ai, pra unë nuk jam duke e tradhëtuar besimin, kishte edhe pesë njerëz aty”.

”Dhe gjëja më e madhe që ai tha që e kishte mësuar pas largimit nga Chelsea ishte se ai nuk duhej ta sulmonte ndonjë lojtar në sy të lojtarëve tjerë”./IndeksOnline/