Mourinho flet pas fitores (Video)
Jose Mourinho e pranon se ishte ndeshje tejet e vështirë, por krenohet me futbollistët e tij që luftuan deri në fund.
Skuadra e Manchester United përmbysi Crystal Palacen nga 2 me 0 në 2 me 3 dhe siguroi tre pikë shumë me vlerë në xhiron e 29’të në Premierligë.
“Ishte një ndeshje tejet e vështirë. Ne bëm një pjesë të dytë të shkëlqyer, një futboll cilësor dhe i bukur. Ishte një rikthim mahnitës dhe një fitore e rëndësishme për ne. Futbollistët nuk u dorëzuan dhe ky ishte rezultati i fundit”, ka thënë Mourinho.
Tani skuadra e Djajve të Kuq ngritët në pozitën e dytë me 62 pikë, dy më shumë se Liverpooli në të tretin (60)./IndeksOnline/