14:11 / E Premte, 22 Shtator 2023 / L K

Mourinho i nervozuar me Renato Sanches: S’e kuptoj, gjithmonë lëndohet

Roma ka probleme me lëndimet. Dhe nënshkrimi i Renato Sanches duket se po e rrit numrin e problemeve me lëndime.

Renato Shanches ka pësuar lëndim të ri dhe ky lajm e ka nervozuar tej mase Mourinhon.

“Ai është gjithmonë në dyshim dhe është e vështirë të kuptosh pse është gjithmonë i lënduar. Luajti 45 minuta të dielën, pushoi tre ditë dhe më pas u lëndua pas 27 minutash. Kështu ishte tek Bayerni, PSG dhe tani tek ne” ka thënë Mourinho./Indeksonline/