75 Mall Live Search
20:42 / E Shtunë, 23 Maj 2026 / L A

Mourinho i pranishëm në finalen e Kupës së Gjermanisë

Në këto momente po zhvillohet finalja e Kupës së Gjermanisë.

Finalistët e sivjetshëm janë Bayern Munichu dhe Stuttgarti, të cilët po luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Gjermani.

Në ulëset e “Olympiastadion”, është parë dhe trajneri portugez Jose Mourinho, i cili po e ndjek nga afër këtë ndeshje.

Në media të ndryshme flitet se ai po skauton ndonjë nga lojtarët për sezonin e ardhshëm, pasi që “Special One” pritet të rikthehet te Real Madridi pas 13 vitesh./IndeksOnline/