16:33 / E Martë, 18 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Mourinho i thotë vetëm “dy fjalë” pas shkarkimit

Jose Mourinho është larguar mëngjesin e sotëm nga qendra e stërvitjes në Carrington, pasi u shkarkua nga drejtuesit e klubit.

Shefi ekzekutiv i Manchester United, Ed Woodward ia ka komunikuar shkarkimin në një takim që patën sy në sy.

Gjatë largimit ai ka folur vetëm dy fjalë për mediat e interesuara për të dëgjuar ndonjë deklaratë të tij.

Kur u pyet se si po largohej, Mourinho u përgjigj: ‘OK, miku im’, pasi lejoi fotografitë që u morën prej tij para se ai të largohej.

Shuma që do të fitoj Mourinho nga ky shkarkim është rreth 22.5 milionë funte. /IndeksOnline/