19:25 / E Diele, 12 Korrik 2020 / C E

Mourinho ia bën testin Arsenalit, del shumë “negativ”

Tottenham e ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premierligës.

Skuadra e Artetas kaluan të parët në epërsi me një gol të bukur nga Lacazette në minutën e 16-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e barazoi Heung-Min Son vetëm tre minuta më vonë.

Golin e fitores për Tottenham e shënoi Alderweireld në minutën e 80-të të ndeshjes.

Tottenham ngjitet në pozitën e tetë me 52 pikë, dy më shumë se Arsenali. /IndeksOnline/