20:18 / E Martë, 11 Maj 2021 / C E

Mourinho: Ja cila është taktika ime për të zgjedhur një klub

Në Romë, sponda verdhekuqe, presin me padurim për të parë në aksion trajnerin e ri Jose Mourinho.

Në një intervistë për XTB, portugezi ka shpjeguar taktikën që përdor kur bën zgjedhjet e tij.

Kur marr një vendim të rëndësishëm, kërkoj të kem të gjithë informacionin e domosdoshëm. Kjo është taktika më e mirë sepse është e pamundur të merren vendime pa njohur të gjithë detajet dhe pa marrë kohën e duhur për t’i kuptuar”, ka thënë Special One.

Nuk kam lejuar kurrë që zërat nga jashtë të ndikonin në vendimet e mia. Ka gjithmonë presion në futboll. Presioni është i madh për mua në çdo ndeshje”.

Ka presion gjatë derbit, gjysmëfinaleve, finaleve, edhe në një ndeshje normale për tri pikë, që janë të rëndësishme për t’u ngjitur në renditje dhe për të mos humbur pozicione”, ka vazhduar Mou.