15:25 / E Diele, 22 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mourinho: Ja në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd

Ish-trajneri i Manchester United, Jose Mourinho nuk beson se “Djajtë e Kuq” janë në gjendje të konkurojnë me Manchester Cityn dhe Liverpoolin për titullin e Premierligës.

Jose Mourinho mendon se Manchester United do të përfundojë diku midis katërt dhe gjashtë në Premier League këtë sezon, duke shtuar se ata nuk janë të aftë të përfundojnë në dy të parët, transmeton Indeksonline.

Djajtë e Kuq përfunduan sezonin në pozitën e gjashtë, duke u kualifikuar në Europa League, por nuk arritën të kualifikoheshin në Champions League.

Ole Gunnar Solskjaer është nën presion për të rikthyer Manchester United në Champions League këtë sezon, dhe klubi aktualisht është në rrugën e duhur për ta bërë këtë.

Dhe Mourinho, i cili u zëvendësua nga Solskjaer, mendon se objektivi i brendshëm i klubit është ta arrijë këtë – në vend se të përpiqet të garojë me Liverpool dhe Manchester City për titullin./Indeksonline/